Falcao i padëshiruar nga tifozët e Galatasarayt, i blejnë biletën e avionit për t’u larguar nga klubi

Radamel Falcao assesi nuk po mund të gjen veten te skuadra e Galatasarayt.

Sulmuesi kolumbian më shumë po qëndron në shkallët e stadiumit shkaku i lëndimeve të shpeshta sesa në fushën e blertë.

Kjo ka bërë që të humb besimin dhe mbështetjen e tifozëve e klubit stambollas, të cilët kanë organizuar një veprim të paparë.

Ata i kanë blerë futbollistit një biletë, një drejtim të aeroplanit me destinacion Stamboll-Bogota (Kolumbia), duke kërkuar largimin e menjëhershëm të lojtarit që erdhi në kampionatin turk nga Monaco.

Ndryshe, 34-vjeçari brenda dy vjetëve te “Cim Bom Bom” ka realizuar 15 gola në 24 takime gjersa paguhet rreth shtatë milionë euro në vit.

Lojtari u kërkua së fundmi nga Inter Miami, por që refuzoi largimin nga gjiganti turk. 

Ngjarja paraprake

Nevojiten urgjentisht 3.000 euro për shërimin e Nezir Çajanit

Ngjarja e ardhëshme

Skandali/ Pas flagrancës, Ilir Meta pranon publikisht: Unë i kam bllokuar investimet e Vlorës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian