fakulteti pedagogjik i ut se e organizoi punetorine kreative te krijojme se bashku 674f17eb9e45c

Fakulteti Pedagogjik i UT-së e organizoi punëtorinë kreative “Të krijojmë së bashku”

December 3, 2024
min lexim

Shkup, 3 dhjetor – Me rastin e 3 Dhjetorit, Ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara, nxënësit e shkollave fillore nga Tetova dhe Gostivari morën pjesë në punëtorinë kreative “Të krijojmë së bashku”, të organizuar nga Fakulteti Pedagogjik i Universitetit të Tetovës.

Në hapje të këtij aktiviteti, prodekania për shkencë e kësaj njësie akademike, Doc. Dr. Teuta Rasimi – Ramadani tha se çdo vit Fakulteti Pedagogjik e ka shënuar këtë ditë në forma të veçanta. “Jam shumë e lumtur që ideja e formës së organizimit doli nga vetë edukatoret speciale të shkollave inkluzive të Tetovës dhe Gostivarit, ish-studentet e UT-së: Pranvera Iseni nga shkolla fillore “Faik Konica”- Dobrosht, Blerta Adili nga shkolla fillore “Luigj Gurakuqi” – Zhelinë, Edita Ameti nga shkolla fillore “Bashkimi” – Gostivar, Adile Abdi nga shkolla fillore “Naim Frashëri” – Tetovë dhe Sabiha Musi nga shkolla fillore “Asdreni” – Gllogjë. Kjo dëshmon për një bashkëpunimin të shkëlqyer që ushqejmë me studentët e diplomuar, andaj shprehim falënderimet tona për to dhe për mësueset që përgatitën bashkëmoshatarët e fëmijëve me aftësi të kufizuara, të cilët do të realizojnë një punëtori së bashku me fëmijët me nevoja të veçanta”, u shpreh Doc. Dr. Teuta Rasimi – Ramadani.

Gjatë kësaj punëtorie, nxënësit diskutuan për sfidat me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara, duke përfshirë vështirësitë në të parë, në të dëgjuar, në procesin e të nxënit, si dhe me autizmin. Po ashtu, u theksua rëndësia e inkluzionit dhe përpjekjet për krijimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse. Ky aktivitet synonte të rrisë ndërgjegjësimin e nxënësve dhe të nxisë empatinë dhe mbështetjen ndaj personave me aftësi të veçanta.

Drejtuesit e Fakultetit Pedagogjik të Universitetit të Tetovës u shprehën të kënaqur me pjesëmarrjen dhe angazhimin e nxënësve, duke theksuar se edukimi mbi këto tema është një hap i rëndësishëm drejt një shoqërie më të drejtë dhe të barabartë.

Kjo ngjarje është një shembull frymëzues i përfshirjes së komunitetit në mbështetje të barazisë dhe të drejtave për të gjithë dhe u mbështet nga qendra rinore “Europe House”.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

kryeprokurori publik rastet per vepra penale ne fushen e korrupsionit dhe me interes te vecante publik duhet te punohen urgjentisht 674f177226bb0
Story i mëparshëm

Kryeprokurori publik: Rastet për vepra penale në fushën e korrupsionit dhe me interes të veçantë publik duhet të punohen urgjentisht

vuciq jep detaje nga takimi thote se zhvilloi bisede te veshtire me kallasin 674f26378524b
Story i radhës

Vuçiq jep detaje nga takimi, thotë se zhvilloi bisedë “të vështirë” me Kallasin

Të fundit nga

Sa po respektohen kushtet e lejeve të ndërtimit?

Rrëzimi i vinçit në një vendpunishte në Prishtinë disa ditë më parë, ngriti alarmin për sigurinë e ndërtimit në kryeqytet. Kësisoj, po kërkohet inspektim më i shtuar në këtë fushë. Probleme të
ShkoLartë