faktor bg hristovski i ask se ka nje diplome fiktive per gjuhen angleze ne pllovdiv nuk ka shkolle te tille gjuhesore 671d4029582f8

Faktor.bg: Hristovski i ASK-së ka një diplomë fiktive për gjuhën angleze! “Në Pllovdiv nuk ka shkollë të tillë gjuhësore”

October 26, 2024
1 minut lexim

 

Drejtori i ri i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të RMV-së, Bojan Hristovski, e mori detyrën me një diplomë fiktive në gjuhën angleze nga Plovdivi, shkruan bullgar “Faktor”.

Në artikull, siç thuhet, nuk ka një shkollë të tillë gjuhësore në adresat e treguara në Plovdiv.

Aty ka qenë dikur kompania “Julia Co.LTD”, por tani zyra është mbyllur dhe punojnë online.

“Nga kontrollimi i internetit rezulton se nuk ka asnjë faqe zyrtare apo reklamë tjetër të shkollës së gjuhës “Julia Co.LTD”, siç pretendon Hristovski. Është gjetur vetëm faqja në Facebook e një kompanie konsulente me emër të ngjashëm, e cila merret me ndërmjetësimin në punë jashtë vendit, përgatitjen e dokumenteve, përkthimet dhe legalizimin”, shkruan “Faktor.bg”.

“Në një bisedë telefonike, personi që është përgjigjur në numrin e publikuar në broshurë ka treguar se kompania nuk lëshon certifikata TOEFL dhe nuk zhvillon trajnime për marrjen e një certifikate të tillë”, shkruan “Faktor.bg”.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

RENT A CAR

parku botanik ne karposh te shkupit mbeti premtim elektoral ne leter 671d3bb71c5a4
Story i mëparshëm

Parku botanik në Karposh të Shkupit mbeti premtim elektoral në letër

siljanovska solli vendim shperbehet komisioni per falje nisin procedurat per perberjen e re 671d4281a4af8
Story i radhës

Siljanovska solli vendim: Shpërbëhet Komisioni për falje, nisin procedurat për përbërjen e re

Të fundit nga

ShkoLartë