Faktet Të Rëndësishme Për Shëndetin – Kondicioneri Që Pastron Ajrin

Ky faktor ndikon dhe në shfaqjen e shumë alergjive që prekin rrugët e frymëmarrjes e më pas duke përkeqësuar shëndetin e organizmit. Foto:KlimaTeknika

Sa herë që duhet të blejmë një elektro-shtëpiake nis një mision sa lodhës po aq dhe shterues.

Duhet të jetë ekonomik? Të ngrohë shpejtë? Ekologjik apo të filtrojë mirë ajrin?

Me teknologjitë e fundit që dalin në treg bëhet pak konfuze përzgjedhja e një kondicioneri të duhur.

AgroWeb.org u këshillua me specialistët e kompanisë KlimaTeknika pikërisht për t’ju ardhur në ndihmë.

Pika më e rëndësishme e një kondicioneri, sipas një studimi nga Universiteti i A&M në Teksas është sistemi i filtrimit, pasi cilësia e ajrit është ajo që ndikon direkt tek shëndeti jonë.

Kondicioneri më i ri i firmës japoneze General Fujitsu, sipas teknikëve të kompanisë KlimaTeknika, sjell novacionin më të ri; filtrat jonizues.

Duke qenë se AgroWeb.org gjithmonë sugjeron zgjidhjen më të shëndetshme për lexuesit e tij, ka listuar për ju të gjitha asryet që do t’ju bindin për vlerat që ky aparat ka për ju dhe të dashurit tuaj.

Çfarë Janë Filtrat Jonizues?

Ndryshe nga kondicionerët e tjerë, ata të pajisur me filtra jonizues, siç është kondicioneri mural General, largon çdo papastërti dhe toksinë nga ajri.

Përmes elektricitetit këta filtra krijojnë molekuka të jonizuara të cilat lëshohen në ambient nga ventilatori i kondicionerit.

Këto molekula kapin çdo grimcë pluhuri, bakteri, poleni, tymi apo alergjeni tjetër dhe i eliminojnë.

Kështu ju do të keni krijuar një ambient të sigurt, të shëndetshëm dhe relaksues për të qëndruar me familjen tuaj.

Cilësia e Ajrit Rritet

Ndryshimi mes ajrit të jashtëm që përthithim në rrugë me atë të shtëpisë, është pastërtia.

Ky faktor ndikon dhe në shfaqjen e shumë alergjive që prekin rrugët e frymëmarrjes e më pas duke përkeqësuar shëndetin e organizmit.

Sipas teknikëve të kompanisë KlimaTeknika, kondicioneri General përmes kapacitetit të lartë, mbulon një hapësirë të madhe ambienti.

Diçka e tillë lidhet direkt me përqindjen e ajrit që pastrohet në shtëpitë tuaja.

Cilësia e këti produkti arrin që të reduktojë rreth 91.67% të baktereve duke dezinfektuar ajrin në mënyrë të përkryer.

Sëmundjet që Parandaloni Përmes Filtrave Jonizues të Kondicionerit General

Nëse ju përmirësoni cilësinë e ajrit, nga ana tjetër krijoni mundësinë që truri juaj të ketë një sistem mbrojtës më të fortë.

Në këtë stinë numri i njerëzve të prekur nga sëmundjet e çrregullimit emocional (SAD) vjen duke u rritur.

Ndryshimi i sezoneve ndikon tek cilësia e gjumit, shtimi i stresit dhe ankthit si pasojë e presioneve të shumta të ajrit.

Një filtër i tillë jonizues ka vlera të mrekullueshme për parandalimin e simptomave të këtyre problemeve.

Gjithçka lidhet me faktin se molekulat e jonizuara krijojnë ambientin e duhur për të ulur presionin e gjakut, rrisin rezistencën ndaj infeksioneve dhe ndihmojnë tek balancimi i temperaturës.

Një tjetër faktor që teknikët e kompanisë KlimaTeknika nuk ngurojnë ta sugjerojnë është fakti që ky kondicioner Lufton dhe shfaqjen e alergjive tek fëmijët e të rriturit.

Duke qenë se filtrat e fuqishëm krijojnë pothuaj një ajër steril, të gjithë elementet që nxisin krijimin e alergjive eliminohen.

Të gjithë këtyre përfitimeve i shtohet edhe fakti se ju nuk do ta dëgjoni këtë kondicioner të punojë fale teknologjisë që redukton zhurmën./AgroWeb.org

Ngjarja paraprake

Çfarë ndodhë me trupin tuaj nëse mbani kufje shumë gjatë?

Ngjarja e ardhëshme

Kosova nuk ia del të përmbushë me sukses misionin historik

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian