“Fajet mi lë mua”, thonë Shyhretja e Afrimi në këngën e re

Shyhrete Behluli dhe Afrim Muçiqi kanë publikuar këngën e re.

Dy emrat shumë të dashur të skenës muzikore shqiptare, Afrim Muçiqi dhe Shyhrete Behluli janë bërë bashkë për një këngë.

Kënga e re e Shyhretes dhe Afrimit titullohet “Fajet mi len mu” dhe vjen e shoqëruar edhe me video.

Projekti në fjalë erdhi në prag të festave të fundvitit, kur shumë prej artistëve janë mobilizuar për të publikuar këngë të reja.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë i Shyhretes me Afrimin, ngase edhe më parë këta dy këngëtarë kanë bashkëpunar në projekte muzikore.

Kujtojmë se paraprakisht, Shyhrete Behluli kishte lansuar këngën “Jam shqiptar” në duet me Sinan Akcil.

Ngjarja paraprake

​Reyna nënshkruan kontratë të re me Dortmundin

Ngjarja e ardhëshme

​Gjashtë klube nga Premier Liga të interesuara për Ramosin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian