Fahriye Evcen rikthehet në ekran me një tarifë rekorde

Aktorët e njohur turq dhe për publikun shqiptar Fahriye Evcen dhe Burak Ozçivit i dhënë fund beqarisë, në vitin 2017.

Ndërsa prindër për herë të parë u bënë në 2019, pasi në jetë erdhi djali të cilin çifti e pagëzuan me emrin e veçantë Karan.

Evcen është kujdesur për djalin e saj gjatë gjithë kësaj kohe, por së fundmi ka vendosur të kthehet në ekran.

Sipas mediave turke aktorja ka marrë oferta nga 10 seri televizive që nga vera e vitit të kaluar.

Por është mësuar se ajo tashmë e ka zgjedhur projektin që do të të marrë pjesë por që e mban të fshehur.

E vetmja gjë që është zbuluar deri më tani është paga e aktores dhe thuhet se janë 130 mijë lira turke për episod.

Kështu që ardhurat e saja mujore do të jenë 520 mijë lira turke.

Ndërsa bashkëshorti i saj Burak merr 325 mijë lira turke për episod.

Image
Image
Ngjarja paraprake

Prokurimi problematik, u vjen fundi targave të letrës

Ngjarja e ardhëshme

Correa frikëson Barcelonën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian