Fadil Ademi – lojtar shembullor në Gjeneratën e Republikës 

Vitet e rezistencës (1991-1999) nuk do të harrohen kurrë. Vite të rënda por edhe të krenarisë kombëtare, shqiptarët e Kosovës iu kundërvunë fuqishëm agresorit serb. 

Sporti mbijetoi ashtu si mundi, me shumë sakrificë, që besa u derdhë edhe gjak.

Fadil Ademi i takon Gjeneratës së Republikës! Ai përveç si futbollist i dëshmuar, ka qenë edhe djalë shembullor.
I qetë, fjalëpak, i fjalës, luftarak në fushën e lojës, trim që nuk e kishte shoqin!

Ademi përveç që ka treguar lojëra të mira, u shqua me disiplinë dhe që ka qenë shembull për të gjithë. Ai për asnjë moment nuk u ndalë, nuk u tremb fare as nga shantazhet dhe kërcënimet që iu vinin nga kuzhina e Beogradit. 

Ai me një armatë sportistësh iu kundërvu milicisë së Serbisë, duke i zhvilluar garat në fusha të improvizuara. 

Ai sot ndihet krenar që i takoi periudhës më të rëndë, të sakrificës dhe që i rezistuan regjimit serb. 
Ademi sot është i lumtur për kontributin që ka dhënë për të mbajtur gjallë futbollin dhe sportin në përgjithësi.

Ngjarja paraprake

Kopshtet e shkollës – koncept edukativ i së ardhmes

Ngjarja e ardhëshme

India shënon mbi 900 viktima të koronavirusit për një ditë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian