Facebook rikthen përmbajtjen e lajmeve në Australi

Facebook rivendosi përmbajtjen e lajmeve në Australi pas bisedimeve të suksesshme me qeverinë, sipas mediave lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjigandi i mediave sociale riktheu faqet në Facebook të mediave të vendit, njoftoi “ABC News” i Australisë.

Javën e kaluar, Facebook bllokoi përdoruesit nga shpërndarja ose postimi i përmbajtjes së lajmeve në platformën e tij, rreth mosmarrëveshjes lidhur me ligjin e ri për media që e detyron atë dhe Google të paguajnë botuesit e lajmeve për përmbajtjen.

Të enjten, parlamenti i Australisë miratoi ligjin e diskutueshëm i cili u kundërshtua nga Google dhe Facebook deri në prillin e kaluar.

Por në fillim të këtij muaji Google zgjodhi të negociojë, ndërsa javën e kaluar Facebook bllokoi përdoruesit në vend nga shikimi ose ndarja e përmbajtjes së lajmeve në platformë.

Megjithatë, të martën qeveria australiane tha se Facebook ka rënë dakord dhe do të ndryshojë vendimin e saj për të bllokuar hyrjen në përmbajtjen e lajmeve në vend në ditët në vijim.

“Larg nga të qenit i paqartë, Facebook-u tregoi se mund të detyrohej në këtë pozicion gjashtë muaj më parë. Ne kemi qenë në diskutime me qeverinë e Australisë për tre vjet duke u përpjekur të shpjegojmë pse ky ligj i propozuar, i pandryshuar, ishte i pazbatueshëm”, deklaroi gjigandi i teknologjisë të mërkurën.

Gjiganti i teknologjisë tha se ka çështje serioze në lidhje me pengesat që interneti i ka shkaktuar industrisë së lajmeve dhe nevojën që të zgjidhen në një mënyrë që të mbajë përgjegjës kompanitë e teknologjisë dhe të mbajë të qëndrueshme gazetarinë.

“Por një zgjidhje e re duhet të bazohet në faktet sesi rrjedh vlera nga lajmet në internet, dhe jo një portretizim i përmbysur i mënyrës se si lajmet dhe informacioni rrjedhin në internet”, thuhet në deklaratë.



. .

Ngjarja paraprake

Fituesja e Australian Open ndryshon totalisht pamje

Ngjarja e ardhëshme

Erdoğan mesazh përkujtimi për Masakrën në Hoxhali

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian