Facebook padit një zhvillues i cili mori fotot dhe videot e 100,000 profileve të Instagram

Facebook paditi një zhvillues i cili ka keqpërdorur platformën e rrjetit social. Kompania tha se paditi Ensar Sahinturk i cili kishte krijuar një rrjet sajtesh të klonuara të Instagram duke përdorur informacione të marra nga profilet publike.

Sipas Facebook, shtetasi Turk Sahinturk, mori detajet e mijëra profileve publike të Instagram për të krijuar sajtet e tij. Duke përdorur softuerë të automatizuar si tërhoqi foto dhe video nga 100,000 llogari në Instagram pa lejen e këtij të fundit dhe në shkelje të termave të përdorimit.

Më pas këto të dhëna sipas Facebook ai i ka vendosur të uebsajte të klonuara ku kushdo mund të hynte me një emër përdoruesit Instagram dhe të shikonte profilet, fotot, videot, historitë, hashtaget dhe vendndodhjet e të tjerëve.

Padia është veprimi i radhës ligjor i Facebook ndaj zhvilluesve që keqpërdorimin platformën. Kompania ka shkuar edhe pas kompanive dhe zhvilluesve të cilët shesin pëlqimet apo forma të tjera mashtruese të angazhimit në Instagram. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

"Gratë aktiviste saudite të burgosura abuzohen seksualisht"

Ngjarja e ardhëshme

Bëni Kujdes, Vala e Dytë e Covid në Europë Nuk Do Të Jetë e Fundit

të fundit nga