Facebook ndryshon pamjen vizuale të Messenger

Facebook i dha aplikacionit Messenger një pamje të rifreskuar. Versioni i ridizajnuar i aplikacioni filloi të lançohet me një logo më vibrante me ngjyra, tema dhe reagime të reja.

“Pamje e re reflekton të ardhmen e komunikimit, një mënyrë e re më dinamike dhe argëtuese për të kaluar kohën me njerëzit tuaj të afërt,” shkruante Facebook në postimin në blog.

Një video trailer fokusohet tek funksionet e shtuara së fundit përfshirë Dark Mode dhe Watch Together. Ndryshimet janë pjesë e planit të kompanisë për të integruar komunikimin mes platformave të saj si Facebook, Instagram dhe WhatsApp.

Përdoruesit e Messenger mjafton të presin gjersa të vijë përditësimi i cili bëhet i disponueshëm automatikisht.

Opsione të reja që pritet të vinë janë sticker për fotot selfie.

Duke unifikuar komunikimin Facebook do ta bëjë më të vështirë për përdoruesit të largohen në drejtim të platformave të reja. Pse të ndërrojnë aplikacion kur mund ti shkruajnë kujto që ka Instagram apo WhatsApp nga Messenger-i i tyre?

Nga ana tjetër rrjeti social i reziston më lehtë çdo përpjekje për të ndarë rrjetin social. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

SHBA kërkon që Azerbajxhani dhe Armenia të zbatojnë armëpushimin

Ngjarja e ardhëshme

Jep dorëheqje nënkryetari i LSDM-së: Tërhiqem nga politika!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian