Facebook e bën të thjeshtë menaxhimin e Instagram, Facebook dhe Messenger njëherazi

Facebook sapo e ka bërë më të lehtë menaxhimin e Facebook, Messenger dhe Instagram njëherazi. Facebook Account Center ju jep më shumë kontroll mbi të gjitha llogaritë në disa platforma.

Në një postim në blog rrjeti social bëri të ditur se ka nisur punën në Accounts Center. Kështu përdoruesit do ta kenë më të lehtë të postojnë imazhe të Facebook dhe Instagram si dhe të ndajnë të njëjtën histori në dy platformat.

Me Account Center ju mund të kyçeni vetëm njëherë dhe të menaxhoni së bashku Facebook, Messenger dhe Instagram.

Përdorimi i Account Center nuk do të ndryshojë mënyrën sesi Facebook përdor të dhënat. Rrjeti social do të vijojë me përdorimin e informacionit për të personalizuar eksperiencën në llogari të ndryshme siç është sugjerimi i miqve dhe llogarive për të ndjekur.

Duke qenë se Facebook ka në pronësi Instagram, lëvizja e fundit bën sens. Accounts Center është një funksion opsional por mund të provojë shumë i dobishëm për disa që duan të bëjnë postime të shpejta. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Dalin përgjigjet e testeve të fundit të presidentit të Napolit

Ngjarja e ardhëshme

Arek Milik është në shitje

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian