Facebook dhe Instagram zgjasin bllokun ndaj Trump-it “për një kohë të pacaktuar”

Facebook dhe Instagram “për një kohë të pacaktuar” zgjatën bllokimin ndaj llogarive të presidentit amerikan në largim Donald Trump derisa të përfundojë një tranzicion paqësor i pushtetit, tha Mark Zuckerberg, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ngjarjet tronditëse të 24 orëve të fundit tregojnë qartë se Presidenti Donald Trump synon të përdorë kohën e tij të mbetur në detyrë për të minuar tranzicionin paqësor dhe të ligjshëm të pushtetit te pasardhësi i tij i zgjedhur, Joe Biden”, tha Zuckerberg në një postim në Facebook.

“Vendimi i tij për të përdorur platformën e tij për të falur në vend që të dënojë veprimet e mbështetësve të tij në ndërtesën e Kongresit ka shqetësuar me të drejtë njerëzit në SHBA dhe në gjithë botën”, theksoi themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Facebook.

Duke vënë në dukje se kompania ka hequr deklaratat e Trump-it të mërkurën nga frika se “do të provokonin dhunë të mëtejshme”, ai tha se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga Kongresi, përparësia për vendin “tani duhet të jetë sigurimi që 13 ditët e mbetura dhe ditët pas inaugurimit të kalojnë paqësisht”.

“Ne besojmë se rreziqet e lejimit të Presidentit që të vazhdojë të përdorë shërbimin tonë gjatë kësaj periudhe janë thjesht shumë të mëdha”, tha Zuckerberg.

“Prandaj, po e zgjasim bllokimin që kemi vendosur ndaj llogarive të tij në Facebook dhe Instagram për një kohë të pacaktuar dhe për të paktën dy javët e ardhshme derisa të përfundojë tranzicioni paqësor i pushtetit”, deklaroi ai.



. .

Ngjarja paraprake

Gruaja e vrarë brenda ndërtesës së Capitolit ishte veterane e Forcave Ajrore

Ngjarja e ardhëshme

Turqi, 194 të vdekur dhe mbi 12 mijë raste të reja me COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian