Fabrika e Agropërpunimit, Certifikuar sipas Standardeve Ndërkombëtare, Eksporton në Europë

“Kavajë ‘Dupi Frut’, në një nga fabrikat model në fushën e agropërpunimit. Foto: ATSH

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka vizituar një fabrikë agropërpunimi e cila është e certifikuar sipas standardeve ndërkombëtare.

Spiropali e konsideron fabrikën agropërpunuese një histori suksesi, e cila është financuar nga Fondi i Programit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural me 10 milionë lekë të reja.

“Kavajë ‘Dupi Frut’, në një nga fabrikat model në fushën e agropërpunimit. Falë punës së palodhur të vëllezërve Dupi, por edhe mbështetjes së qeverisë, kjo fabrikë ka përfituar së fundmi nga Fondi i Programit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural plot 10 milionë lekë të reja”, tha ajo.

Po ashtu Spiropali shtoi se “kjo fabrikë ka rritur kapacitet prodhuese dhe arrin sot të eksportojë deri në tregjet holandeze e gjermane vetëm duke sofistikuar teknologjinë e përpunimit të produktit me të cilin identifikohet, hudhrës”.

“Produkti është i certifikuar sipas standardeve ndërkombëtare dhe kombëtare. Produkti i përpunuar i “Dupi Frut” veç eksportit në tregjet europiane, mbulon edhe tregun vendas, kryesisht Divjakën, Tiranën dhe Kavajën”, tha ajo./ATSH

Ngjarja paraprake

Një viktimë pas aksidentit të rëndë në rrugën Dellçevë – Makedonska Kamenicë

Ngjarja e ardhëshme

Aksident i rëndë komunikacioni, një person i vdekur

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian