Evropianët po ndërtojnë tavolina gjigante që ta presin Putinin!

Në mediat evropiane u shfaqen sekuenca nga takimi i përbashkët mes dy diktatorëve, Putinit dhe Lukaschenkos.

Takimi paraqitej i ngohtë, me përqafime, të qeshura dhe më pas ulja e tyre ishte krejt pranë njëri – tjetrit.

Për dallim nga ajo që shihej tash, Putini takimet para pak ditësh me kryetarin e Francës Macron dhe kancelarin e Gjermanisë Scholz i bënte në një tavolinë gjigante, së paku 6 metra largësi mes tyre.

 Mirë që su duk se përdornin autoparlantë për t´u dëgjuar mes vete.

Arsyetimet nga pala ruse ishin sepse Putin kishte frikë nga infektimi me Koronën. Nga kush, shtrohet pyetja? Nga udhëheqësit shtetërorë evropian!

Mediat shkruanin se i tërë ky cirk i Putinit, bëhej me qëllime të caktuara duke i injoruar musafirët e tij, shfaqte largësi, arrogancë dhe ftohje ndaj tyre. Po ashtu  mimika e tij në këtë rast tregon, unë vendosi këtu.

Përafërsish brenda dy – tre vitesh Putin e kishte befasuar Merkelin, sepse gjatë bisedës zyrtare të tyre në Moskë ishte shfaqur papritur qeni (me madhësinë e ujkut) pranë këmbëve të Merkelit.

 Në këtë rast Merkel kishte mbetur e shtangur, sepse ajo kishte frikë nga qentë, kurse Putin ishte arsyetuar se nuk kishte njohuri për këtë.

Analizat e më vonshme dëshmuan se kjo ishte një taktikë e Putinit, për ta frikësuar Merkelin.

 Po ashtu është e njohur se Putin asnjëhere nuk paraqitet me kohë para burrështetasëve të ftuar. Ai deri një gjysmë apo deri një orë, i len mysafirët e tij në pritje.

 Arsyetimet e tij janë se ishte i nxënë, po në realitet ai këtë e bën qëllimisht që t´i lodh mysafirët, t´i demoralizoj, t´i dekoncentroi dhe t´u tregon se ai është këtu që vendos.

Tash evropianët si duket do të mbushen mend nga sjellja arrogante e Putinit dhe i kanë porositur ndërtimet e tavolinave të posaçme, vetëm për takime të veçanta me Putinin.

Dizajni mbetet enigmë, po evropianët thanë se tavolinat e tyre do të jenë edhe më të gjata se në ato të cilat ishin ulur Macron dhe Scholz.

Tash për tash tavolinat vetëm do të bëhen gati sepse ngjarjet nuk dihet se si do të zhvillohen, ngase tërheqjen që e ka proklamuar Rusia, siç duket është vetëm një inskenim.

SHBA , Nato dhe EU kanë deklaruar se ne nuk posedojmë kurrfar faktesh se vërtetë forcat ushtarake dhe armatimet e tyre po tërhiqen, përkundrazi ka informacione se këto forca edhe më shum po shtohen.

Nëse Rusia e fillon invazionin në Ukrainë, tavolinat e porositura vetëm si dekorim mund të mbesin, sepse vizitat shtetërore do të pezulloheshin dhe do të fillonte krejtësisht një fazë e re, e papritur zhvillimesh.

Për të gjitha këto të bëma të Putinit disa i interpretuan duke thënë se ai është i vetmuar, është i prekur nga frika dhe vuan nga paranoja. Përndryshe nuk do të sillej në këtë mënyrë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lëvizjet e fundit të Rusisë/ Jepet urdhëri për mobilizim ushtarak – a po fillon pushtimi i Ukrainës !?

Story i radhës

Ali Ahmeti : Kosova humbi veprimtarin dhe luftëtarin e kauzës së saj të lirisë

Të fundit nga