Everton po synon Pjanic

Skuadra nga “Merseyside” po monitoron përfaqësuesin e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Everton është duke e monitoruar situatën e mesfushorit të Barcelonës Miralem Pjanic, i cili si duket se nuk është më në planet e trajnerit Koeman, raporton “Todo Fichajes”.

Pjanic mund të ndjekë hapat e Andre Gomes, Yerry Mina dhe Lucas Digne, të cilët janë disa nga lojtarët e transferuar nga Barcelona tek Evertoni në vitet e fundit.

Pjanic u transferua nga Juventusi te Barcelona vitin e kaluar, në një shkëmbim me Arthur që kaloi te “Zonja e vjetër”, dhe tani mund të transferohet në Premier Ligën angleze, te skuadra e Carlo Ancelottit.

Ngjarja paraprake

Cagliari-Juventus, formacionet zyrtare

Ngjarja e ardhëshme

Notat e lojtarëve: Torino 1-2 Inter, Lautaro lojtar i ndeshjes

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian