evazioni me pagat brace ngre tonet informaliteti uleret 6788219e8db0d

Evazioni me pagat, Braçe ngre tonet: Informaliteti ulëret!

January 15, 2025
1 minut lexim

Pagat konsiderohen si sektori me informalitet më të lartë.

Kjo u dallua qartë edhe në listën e pagave që rrodhi në publik ku profesione si inxhinierë, drejtues teknikë, administratorë etj deklaroheshin me paga minimale.

‘Është pakësuar disi për shkak edhe të presionit të qeverisë, por që nuk mendoj se është zhdukur si fenomen detyrimi për të kthyer në kesh një pjesë të parave që është hedhur në llogaritë individuale që për mendimin tim është kriminale si sjellje’ u shpreh Zef Preçi, ekspert ekonomie.

‘Informaliteti kërcet ulëret problemi është masat me të cilat duhet të ballafaqohen’ u shpreh deputeti, Erion Braçe

Ajo çka është absurde në këtë histori është fakti se edhe ndërmarrjet shtetërore rezultojnë se nuk kanë paguar sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve. Kjo ka ndodhur rëndom në shoqëri si ujësjellësat apo ndërmarrje të tjera publike të cilat do ti ilustrojmë konkretisht.

‘Flasim janë pothuajse 380 milionë euro borxhe që ndërmarrjet e UK i detyrohen OSHE sipas raporteve te KLSH’ u shpreh deputetja Jorida Tabaku.

‘Të gjitha institucionet që kanë titull buxhetor operojnë përmes thesarit çon për likuidim pagat e punës që të hidhen në llogaritë individuale të të punësuarve është e gjitha e mundshme të kontrollohet, të kushtëzohet, të lidhet ngushtësisht me pagesën e sigurimeve shoqërore gjë që nuk ndodh’ u shpreh Zef Preçi, ekspert ekonomie.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

nikolloski per vizite pune ne budapest zhvillimi ekonomik dhe integrimet europiane mbeten prioritare 67881ceaeb7d0
Story i mëparshëm

Nikolloski për vizitë pune në Budapest: Zhvillimi ekonomik dhe integrimet europiane mbeten prioritare

eksperti austriak kerkon falje per krimet e luftes nga shteti i tij pse serbia nuk mund ta bej te njejten gje 67882b0f80e5b
Story i radhës

Eksperti austriak kërkon falje për krimet e luftës nga shteti i tij: Pse Serbia nuk mund ta bëj të njëjtën gjë?

Të fundit nga

Sot varroset gazetari Faton Osmani

Gazetari Faton Osmani, i cili ndërroi jetë të martën në moshën 49 vjeçare, do të varroset sot. Në njoftimin mortor nga familja e gazetarit bëhet e ditur se Osmani do të varroset
ShkoLartë