Evans e turpëron Gjokoviqin dhe e çon në shtëpi

Tenisti nga Bratania e Madhe, Daniel Evans, shkëlqeu me lojë duke e turpëruar me lojë dhe rezultat serbin Novak Gjokoviqin dhe e çoi në shtëpi.

Gjokoviq mbylli garat në 1/8 e finales në turneun e Monte Karlos, pasi humbi sfidën me 2:0 (6:4, 7:5) ndaj Daniel Evansit.

Tenisti  britanik regjistroi fitoren më të madhe në karrierën e tij, duke shfrytëzuar të gjitha gabimet e Gjokoviqit, i cili ishte në nivel të pritshmërisë dhe kishte shumë gabime gjatë tërë ndeshjes.

Evans shfrytëzoi tre gabimet e mëdha të tenistit rival, duke mbyllur setin e parë me rezultat 6:4.

Ndërkohë fillimi i setit të dytë i takoi tenistit serb, që kishte epërsi 3:0, mirëpo në vazhdim dominoi  Evansi duke mbyllur setin e dytë me rezultat 7:5. Kundërshtari i ardhshëm i Daniel Evansit, në çerekfinale, do të jetë David Gofan.

Ngjarja paraprake

Bujqit e Haraçinës kërkojnë dëmshpërblim për përmbytjet e vitit 2016 dhe 2018

Ngjarja e ardhëshme

MMJPH: Projektligji për Sharrin kaloi leximin e parë në Komisionin për Transport, Lidhje dhe Ekologji

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian