Eva Longoria është një mike e vjetër e dizajneres së famshme, Victoria Beckham, ndërsa së fundmi ka treguar se si është ajo në jetën private.
Në një intervistë për revistën The Times, aktorja ka folur për miqësinë e tyre.
“Do të doja që njerëzit ta dinin se sa argëtuese, simpatike dhe e zgjuar është Victoria. Mendoj se ajo është normalisht një introverte, por nuk është e tillë me mua. Ne jemi të pandara”, është shprehur Longoria.
Dy femrat e famshme u takuan nëpërmjet ish-bashkëshortit të Evas, basketbollistit francez, Tony Parker, i cili ishte mik i mirë me bashkëshortin e Victorias, David Beckham.
Gjegjësisht, çiftet u shoqëruan intensivisht derisa familja Beckham jetonte në Los Angeles, ndërsa miqësia e zonjave të famshme mbijetoi edhe pas ndarjes së Longorias nga Parker në vitin 2013.
“Ajo është shumë e përkushtuar. Nuk ka asnjë moment që nuk mund t’i telefonoj nëse kam nevojë për ndonjë gjë. Ne shpesh flemë së bashku. Kryesisht ndodh në vilën e Victorias. Mund të flasim gjithë natën”, ka treguar tutje aktorja.