“Europa, ëndërr e largët me Edi Ramën”, Mediu: Brenda mandatit të parë qeverisës, Shqipëria anëtare e BE-së

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zhvilluar një takim me të rinjtë që mbështesin këtë forcë politike në Tiranë.

Të rinjtë pjesëmarrës e cilësuan angazhimin në Partinë Republikane si detyrim karshi Shqipërisë dhe të djathtës si rruga e vetme jo vetëm për të larguar Edi Ramën por edhe për të punuar me përkushtim për të ardhmen europiane.

Duke vlerësuar pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të të rinjve në këtë takim, Mediu theksoi se e vetmja shpresë për të ndërtuar besimin është padiskutim rinia.

Mediu: Pjesëmarrja juaj në politikë është e domosdoshme sepse sa më larg ti rrini ju politikës aq më shumë largohemi nga mundësitë europiane, sa më shumë të jeni të përfshirë ju në politikë në gjykim, debat, në vendimmarrje, aq më tepër shanse dhe shpresë ka Shqipëria.

Në mbyllje të takimit, Mediu akuzoi kryeministrin Rama se ka shkatërruar çdo gjë duke marrë peng pushtetin e shqiptarëve dhe duke bërë që Europa të jetë një ëndërr e largët.

Ai  shtoi se qëllimi i forcës së tij politike është që brenda mandatit të parë të qeverisë vendi të jetë anëtar i BE dhe në vend të urrejtjes, përbuzjes dhe përçarjes të ndërtojë dashuri, respektin dhe besimin e shqiptarëve drejt qëllimeve të mëdha.

Ngjarja paraprake

Shtrohet në spital kryetari i Stambollit, infektohet me COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

8 raste të reja me COVID-19 në Suharekë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian