Eurodeputeti: Zgjedhjet në Shqipëri kyçe, shit-blerja e votës, korrupsioni dhe Rasha

Eurodeputeti suedez, David Lega flet eskluzivisht për ABC lidhur me amendamentet për Shqipërinë që do votohen nesër nga komisioni i punëve të jashtme të Parlamentit Europian. Lega shpjegon pse zgjedhjet e 25 prillit janë kaq të rëndësishme për Bashkimin Europian dhe zbërthen amendamentin e grupimit të partive popullore lidhur me shitblerjen e votës.

Për reformën në drejtësi, Lega përshëndet hapat e bëra, por tërheq vëmendjen për pavarësinë e SPAK.

Sipas tij, asnjë gjyqtar nuk do të guxonte të paraqesë akuzë përsa kohë ka presion nga qeveria. Kjo pavarësi është e rëndësishme për t’u siguruar për çështjet e zyrtarëve të lartë, duke qenë se ish-ministra përballen me akuza për korrupsion dhe drogë. Lega thotë, se grupimet politike kanë dhënë mbështetjen e tyre për një amendament lidhur me vrasjen e Klodian Rashës.

Lega gjithashtu thekson, se Shqipëria ka nevojë për një strategji të re dhe plan aksioni të ri për luftën kundër drogës. Sipas tij, një çështje shumë e rëndësishme është krijimi i një stoku të sigurtë para shkatërrimit të lëndëve narkotike.

Praktika për të mbajtur vetëm sasi të vogla evidence të kapjes së drogave për çështjet në gjykata, në vend që të mbahet e gjithë sasia e kapur, nuk është kryer ende në Shqipëri.

Ngjarja paraprake

​Britania do të rritë taksat e korporatave për shkak të shpenzimeve kundër COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

E pranon Rakitic: I kam thënë Messit se ka një gjë që ai nuk do ta fitojë kurrë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian