​Eurobasket/ Dalin në shitje biletat për ndeshjen Danimarkë-Kosovë

Kosova më 30 qershor luan ndeshjen në udhëtim ndaj Danimarkës e cila zhvillohet në kuadër të FIBA EuroBasket Pre- Qualifiers.

Ndeshja Danimarkë-Kosovë do të zhvillohet më 30 Qershor (e enjte) nga ora 19:00 në qytetin Naestved.

Palestra ka kapacitet prej 3 mijë ulëseve. Federata Daneze e Basketbollit ka njoftuar se biletat janë në shitje, derisa një numër janë të rezervuar për tifozët e Kosovës.

Dardanët kanë mbështetur basketbollistët e Kosovës në çdo ndeshje dhe kështu pritet të jetë edhe të enjten mbrëma.

Për shqiptarët që jetojnë në Danimarkë, kjo është një mundësi e mirë që t’i shohin nga afër lojtarët e Kosovës dhe t’i përkrahin maksimalisht, pasi kanë shumë nevojë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Chelsea i bashkohet garës për yllin e Madridit

Story i radhës

VMRO – DPME: Qeveria duhet ta shkarkojë sekretarin shtetëror Aziri

Të fundit nga