Euroambasadori Gir: Qytetarët duhet t’i shohin gjykatësit në aksion 

Është bërë progres në sistemin gjyqësor, megjithatë ende ka shumë punë për tu bërë, deklaroi euroambasadori Dejvid Gir. Pohoi se në përputhje me raportin e Komisionit Evropian Maqedonia e Veriut ka progres në sundimin e ligjit, por gjykatësit dhe i gjithë sistemi gjyqësor duhet vazhdimisht të punojnë që të bindin qytetarët se kanë sistem gjyqësor profesional dhe të pavarur.

“Komisioni Evropian çdo vit publikon raport në të cilin shihet se ka progres në të gjitha sferat. Sa i përket gjyqësorit është evidentuar se është bërë progres dhe një numër i hapave të rëndësishëm janë ndërmarrë, por sigurisht që ka ende punë për t’u bërë. Ndryshimi i fundit që do të ndodhë do të jetë kur qytetarët janë të bindur se ka një sistem gjyqësor që është profesional dhe i pavarur. Kjo merr kohë dhe qytetarët duhet t’i shohin gjykatësit dhe gjyqësorin në aksion për ta pasur atë besim. Është bërë progres, por ka ende shumë punë për të bërë”, tha Gir.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Manovrat më të mëdha të NATO-s me 30 mijë ushtarë/ Flet kryeministri norvegjez: Duhet të jemi të përgatitur për çdo gjë

Story i radhës

BE, përpjekje për t’i dhënë fund skemës së “pasaportave të arta” për shtetasit rusë

Të fundit nga