euro prek fundin monedha europiane nivel historik qe nga viti 2001 66b75362c7e88

Euro “prek fundin”, monedha europiane nivel historik që nga viti 2001

August 10, 2024
1 minut lexim

Euro e ka mbyllur këtë javë në kursin e këmbimit me lekun, në nivelin më të ulët që nga viti 2001, kur është hedhur në qarkullim. Monedha europiane ka kushtuar 100.08 lekë, duke humbur vazhdimisht pikë që nga fillimi i javës.

Për periudhën janar-gusht, Euro është këmbyer mesatarisht me 101.7 lekë, nga 111 lekë që ishte mesatarja për të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rënie 8.3%.Ndërsa në raport me janar- gusht 2022, kur këmbehej mesatarisht me 120 lekë, monedha e përbashkët vlen gati 20 lekë më pak, me rënie 15%.

Ky zhvlerësim i fortë në tregun vendas lidhet me ofertën e lartë për valutë, që ka ardhur si nga turizmi, ashtu dhe nga burimet informale, që janë gjithmonë të pranishme, sidomos në sektorin e ndërtimit.

Rënia e euros ka goditur ndjeshëm eksportuesit, të cilët kanë parë rënie të të ardhurave, madje shumë sipërmarrje në industrinë fason kanë deklaruar që janë në prag falimentimi.

Një tjetër sektor i goditur është turizmi, me hotelet që u detyruan të rrisin çmimet për të amortizuar rënien e Euros, çka nga ana tjetër çoi në tkurrje të kërkesës dhe prenotimeve.

Të fituarit më të mëdhenj janë importuesit, që po blejnë më lirë dhe qeveria që i ulet kosto e borxhit të jashtëm. Individët që kanë kredi në euro janë gjithashtu të lehtësuar.

MARKETING

RENT A CAR

nga arratisja prej burgut te smrekonices e deri te vrasja e faton hajrizit ne loznice te serbise 66b750133c2d0
Story i mëparshëm

Nga arratisja prej burgut të Smrekonicës e deri te vrasja e Faton Hajrizit në Loznicë të Serbisë

raketa kineze u shperbe kercenojne perplasjet mbi 1000 satelite jane ne rrezik 66b75aa4b1f6d
Story i radhës

​Raketa kineze u shpërbë, kërcënojnë përplasjet – mbi 1000 satelitë janë në rrezik

Të fundit nga

Horoskopi i datës 22 maj 2025

Dashi Gjatë gjithë kësaj dite mund t’iu dalin edhe pengesa, por nuk duhet të dorëzoheni asnjëherë. Nga ana tjetër ecni gjithmonë me planifikim dhe nuk do gaboni. Perspektivat për ju të dashuruarit
ShkoLartë