Vëllaznimit nga Gjakova vetëm emri i ka mbetur në letër, për faktin se po përjeton krizën më të rëndë në histori.
Një klub me histori të bujshme është në fund të tabelës, me goldallim 4:17 dhe me vetëm 8 pikë të tubuara!
Eu Gjakovë eu, po poshtë keni ra, dikush duhet të skuqet sepse të biesh në këtë pozitë është turp!
Nuk kanë faji lojtarët por ata që nuk i dalin ndihmë, së pari edhe Kuvendi Komunal duhet të gjejë një zgjidhje afatgjate për këtë kolektiv dhe jo të mbetet në mëshirën e askujt!
Jo vetëm Vëllaznimi, por edhe KEK-u nga Kastrioti, skuadër me traditë është thelluar në krizë dhe nuk ka më shumë se tetë pikë.
Vëllaznimi në fund të renditjes në Grupin A, KEK-u i fundit në Grupin B, ky është turpi për dy skuadra me renome, që në vitet e 70-ta dhe të 80-ta, ishin skuadra të frikshme, ndërsa sot kush çohet më i pari i gjunjëzon dhe luan si macja me miun me ta! Turp!
Grupi A
Malisheva-Trepça 1:0
Vëllaznimi-A&N 0:1
Vushtrria-Istogu 0:1
Onix-Liria 0:0
Drenasi Dukagjini 2:2
Tabela
1. Malisheva 11 7 2 2 21:8 23
2. Onix 10 6 2 2 13:11 20
3. Istogu 11 5 5 1 13:7 20
4. Dukagjini 11 5 4 2 23:13 19
5. Liria 10 4 3 3 12:9 15
6. A & N 11 5 0 6 15:12 15
7. Drenasi 11 2 4 5 11:15 10
8. Vushtrria 11 2 3 6 5:14 9
9. Trepça 11 2 3 6 8:19 9
10. Vëllaznimi 11 2 2 7 4:17 8
Në javën e ardhshme do të takohen: Istogu-Vëllaznimi, Liria-Vushtrria, Trepça-Onix, A&N-Drenasi dhe Dukagjini-Malisheva.
Grupi B
Ulpiana-KEK-u 2:0
Ferizaj – 2 Korriku 2:0
Dardana-Kika 0:2
Ramiz Sadiku – Vllaznia 0:1
Vitia – Flamurtari 1:1
Tabela
1. Ulpiana 11 5 5 1 11:4 20
2. Kika 11 6 0 5 15:13 18
3. Dardana 11 4 5 2 8:7 17
4. Vitia 11 4 5 2 8:7 17
5. Flamurtari 11 3 7 1 14:7 16
6. Ramiz Sadiku 11 4 3 4 11:10 15
7. Ferizaj 11 3 5 3 11:11 14
8. 2 Korriku 11 3 2 6 9:13 11
9. Vllaznia 11 2 4 5 8:14 10
10. KEK-u 11 2 2 7 5:14 8
Në javën e ardhshme do të takohen: KEK-u-Vitia, 2 Korriku – Ulpiana, Flamurtari-Ramiz Sadiku, Vllaznia-Dardana dhe Kika-Ferizaj.