Etiopia arrin në 101.248 raste të konfirmuara me COVID-19

Rastet e koronavirusit të ri (COVID-19) në Etiopi kanë arritur në 101.248, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet shëndetësore të vendit njoftuan se nga shifra e përgjithshme e rasteve të konfirmuara, 1.554 persona të prekur nga virusi kanë vdekur, ndërsa 63.268 janë shëruar.

Ndërkohë, agjencia e migracioni e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se do të vazhdojë të mbështesë Etiopinë duke ndihmuar në shërbimin e karantinës për të kthyerit dhe duke u siguruar pajisje të mbrojtjes personale.

“Si agjenci kryesore e caktuar për mbështetjen e qeverisë së Etiopisë në menaxhimin e migrantëve të kthyer, Organizata Ndërkombëtare për Migracion (IOM) vazhdon të mbështesë objektet e karantinës në Addis Ababa dhe në 11 rajone të tjera”, tha IOM.

Që nga muaji mars, qeveria e Etiopisë caktoi 75 ambiente karantine për migrantët e kthyer, nga të cilët 11 aktualisht janë në gjendje pune.

Sipas IOM-it, midis 1 prillit dhe 9 nëntorit Etiopia ka pranuar mbi 38.113 migrantë të kthyer, përkatësisht 10.269 nga Xhibuti, 8.007 nga Somalia, 7.655 nga Sudani, 4.787 nga Arabia Saudite, 1.707 nga Kenia dhe 5.688 nga vende të tjera.



. .

Ngjarja paraprake

Në pak ditë mbush 30 vjet, Rita Ora: Jam më komode në lëkurën time se kurrë më parë

Ngjarja e ardhëshme

Nintendo Switch dominon konsolat e Microsoft dhe Sony

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian