Eskpertja e PD: Do e kthejmë Shqipërinë nyje për rajonin, investimet do rriten deri në 150%

Entela Shehaj, eksperte pranë Partisë Demokratike ka folur në studion e ABC me gazetarin Endri Xhafo në lidhje me programin e të djathtëve për energjinë. Ajo u shpreh se Shqipëria është sot një nga vendet më të lartë të energjisë elektrike për biznesin, kjo për shkak të monopolit të tregut. Shehaj shtoi se mungesa e konkurrencës nxit abuzimet.

“Jemi një nga vendet me çmimin më të lartë të energjisë elektrike për biznesin. Nuk i gjejmë ne paratë. Çfarë ka ndodhur? Tregu është i ngurtësuar. Ata duhet ta zgjedhin vetë furnizuesin e tyre. Ka disa në treg që furnizojnë bizneset që janë të lidhur me tension të lartë.  Transmetimi dhe shpërndarja janë monopole natyrore.  OST nuk blen energji. Ka plot furnizues në treg.

Tensioni i mesëm duhet të kishte dalë me kohë. Problemi ka qenë teknik se furnizuesit e kanë problem të furnizojnë kur matja ka probleme. Akoma nuk janë instaluar matës smart nga OSHEE. Pengesat kanë qenë teknike, matja e energjisë.

Mungesa e konkurrencës, abuzimet, korrupsioni e kanë lënë këtë sektorë zvarrë në gjithë këto vite. Te ne nuk ka treg me shumicë. Ka vetëm kontrata. KESH prodhon energji që mund ta përdorë dhe mund ta shesë. Është i bllokuar sistemi nga problematikat e krijuar nga qeveria aktuale”, u shpreh ajo.

Shehaj shtoi se kur PD të vijë në qeverisë do të ndjekë me prioritet projektet e gazifikimit të Shqipërisë në mënyrë që vendi jonë të bëhet nyje për rajonin. Ndërsa ndali te sektori i minierave, Shehaj tha se ka qenë një sektor i harruar pasi nuk ka klimë të favorshme biznesi, ndërsa theksoi se nën drejtimin e demokratëve investimet do të rriten deri në 150%.

“Marrëveshja që ka bërë qeveria shqiptare për TAP apo marrëveshja për përjashtimin i kishte krijuar mundësitë që kur TAP të fillojë operimin Shqipëria të ketë përfituar. Nuk është bërë asgjë që Shqipëria të përfitonte. 

Janë projekte që kanë mbetur vetëm në letër. Partia Demokratike kur të vijë në qeveri do i ndjekë me prioritet projektet e gazifikimit të Shqipërisë që të bëhemi nyje për rajonin. Ajo që mund të them për minierat është se është një sektor i harruar ku mungojnë investimet. Si mund të vijë privati këtu kur ti nuk ke klimë biznesi. Investimet mund të vazhdojnë të rriten edhe me 150% kur të vijë Partia Demokratike në pushtet”, u shpreh Shehaj.

Ngjarja paraprake

Dolën për të kërkuar ndryshimin e kushteve të burgut për terroristin, protestuesit përplasen me policinë

Ngjarja e ardhëshme

Bekteshi pas fitores së FC Prishtinës ndaj Dritës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian