Është vërtet një mision i vështirë të fitosh zemrën e këtyre tri shenjave të horoskopit

Është realisht e vështirë ta fitosh zemrën e femrave të këtyre tri shenjave të horoskopit. Zbulo se cilat janëato. 

Binjakët

Femrat e kësaj shenje përfshihen me shumë përgjegjësi në marrëdhënie. Nëse vendosin të qëndrojnë me dikë, e bëjnë sepse besojnë se ai person mundet t’i ofrojë diçka speciale dhe nuk kënaqen asnjëherë me më pak nga sa mendojnë se meritojnë. Kanë personalitet të fortë, besim në vete dhe standarde tepër tëlarta si për veten, edhe për personat që i rrethojnë. Kanë nevojë për një partner të drejtë, argëtues, besnik, ambicioz dhe të gatshëm tëpërmirësohen së bashku. Femrat e shenjës së Binjakëve studiojnë çdo karakteristikë të partnerit të tyre dhe i vënë ata vazhdimisht në provë, pa u shqetësuar për mundësinë e heqjes dorë nga marrëdhënia nëse nuk ndihen vërtet të sigurta. 

Akrepi

Femrat e kësaj shenje janë përshkrimi perfekt i pavarësisë. Janë të zonjat e vetes dhe përherë në kërkim tëaventurave dhe eksperiencave të reja. Nuk ndalen lehtësisht nga personat që u dalin përpara në rrugën e tyre. Janë femra disi të mbyllura në vete dhe për t’u hapur në një marrëdhënie, kanë nevojë të ndiejnë se personi tjetër i meriton vërtet, dhe kjo gjë shkon përtej aspektit fizik. Femrat Akrep kërkojnë një dashuri paqësore, transformuese, të përgjegjshme dhe intensive. Nuk kanë frikë të qëndrojnë vetëm, ndaj këto femra do të lejojnëtë hysh në jetën e tyre vetëm nëse do të kesh gjëra të tjera për të ofruar, përveçbukurisë së tyre. 

Bricjapi

Janë femra të vështira në dashuri, sikurse në shumë fusha të tjera të jetës. Femrat e shenjës së Bricjapit janëndër më të veçantat që mund të njohësh, sikurse edhe më të vështirat për t’u gjëtur apo për të krijuar lidhje me to. Nëse do të fitosh zemrën e tyre, përgatitu mirë, pasi do të jetë një nga misionet më tëvështira. Do të nevojitet shumë vullnet, përkushtim dhe durim. Ato dëshirojnë një dashuri të ekuilibruar, të shëndetshme dhe nuk e vendosin asnjëherë bukurinë e jashtme përpara asaj të brendshme. Të qëndrosh me ta do të thotë ta sfidosh veten për t’u bërë versioni më i mirë i vetes çdo ditë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Reali kundër Barcelonës

Story i radhës

Të qara dhe frikë, momenti kur vogëlushi ukrainas ndahet nga i ati ushtar

Të fundit nga