eshte kryer kontroll ne dokumentacionin e prokurorise se larte publike shkup 67b4b77cd1aaa

Është kryer kontroll në dokumentacionin e Prokurorisë së lartë publike Shkup

February 18, 2025
1 minut lexim

Shkup, 18 shkurt – Prokurori kompetent publik nga Prokuroria themelore publike Shtip sot kreu kontroll në Prokurorinë e lartë publike Shkup dhe siguroi dëshmi në procedurën për vepra penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit dhe maltretim në kryerjen e shërbimit inicuar kundër një prokurori publik.

“Prokurori publik dhe bashkëpunëtorë profesional nga PTHP Shtip i dokumentuan të dhënat e futura në regjistra dhe mënyrën e futjes së lëndëve. Me atë rast, është bërë edhe krahasimi me dëshmitë e personave të dëmtuar – paraqitës për mënyrën në të cilën theksojnë se është intervenuar gjatë sistemimit të lë[ndëve”, kumtuan sot nga Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kontrolli i dokumentacionit, thuhet në kumtesë, është bërë në tërësi në pajtim me dispozitat e Ligjit për procedurë penale dhe për të njejtin do të përgatitete procesverbal me konstatime për të gjithë personat e pranishëm.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

InShot 20250218 172937458
Story i mëparshëm

VLEN: Skandaloze: Valmir Aziri shiti identitetin shqiptar për një vend pune

niset drejt tiranes per trajtim te specializuar 44 vjecarja detaje nga ngjarja ne shkoder cifti ishte konfliktuar disa here diteve te fundit 67b4bc6a3bc6f
Story i radhës

Niset drejt Tiranës për trajtim të specializuar 44-vjeçarja/ Detaje nga ngjarja në Shkodër, çifti ishte konfliktuar disa herë ditëve të fundit

Të fundit nga

ShkoLartë