Është interist dhe çmendet për Messin!

Nëpërmjet kompeticionit Nations League, shumë të rinjë kanë gjetur mundësinë të aktivizohen me kombëtare të rëndësishme duke qenë se titullarët e zakonshëm pas një sezoni sfilitës, nuk janë përdorur në masë nga trajnerët përkatës. Një nga ata të rinj që e shfrytëzoi më së miri këtë moment për të treguar cilësitë e tij është Ëilfried Gnonto, i cili në ndeshjen e Italisë ndaj Gjermanisë dhuroi asistin e golit për kombëtaren axurre.

Trajneri Roberto Mancini ka vetëm fjalë pozitive për 18-vjeçarin, i cili është rritur në akademinë e Inter ndërsa tashmë është pjesë e klubit të Zurich në Zvicër. Megjithatë, ëndrra e sulmuesit anësor është të rikthehet të veshë fanellën zikaltër dhe këtë e konfirmon edhe babai i tij, Boris.

“Djali im është interist dhe ëndrra e tij është të veshë fanellën e zikaltërve sërish. Më ka ardhur keq në momentin kur u largua nga klubi. Jam i lumtur për Gnonto pasi në pak ditë i ka ndryshuar jeta. Gnonto çmendet pas Messit dhe ka qëndruar 1 orë duke pritur para dhomës së zhveshjes së Argjentinës për të marrë një autograf nga ai.

Por, ka për t’u ndeshur sërish me Messin dhe ndoshta herës tjetër do të ndërrojnë fanellat. Kur është në grumbullim me skuadrën i pëlqen të lexojë dhe më thotë gjithnjë; Baba më sill libra sepse do të kem shumë kohë për ta bërë këtë”, u shpreh Boris, babai i talentit italian Gnonto.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Muhaxheri priti në takim ambasadorin amerikan Hovenier

Story i radhës

Më duhet t’ia them dy fjalë Albin Kurtit

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish