Është i papërgjegjshëm vendimi i VMRO-DPMNE-së për të mos votuar për konfirmimin e gjendjeve të jashtëzakonshme

Shkup, 1 tetor 2020 (MIA) – Si të papërgjegjshme dhe në kundërshtim me interesat e qytetarëve, i vlerësoi kryeministri Zoran Zaev paralajmërimet e VMRO-DPMNE-së opozitare se në Kuvend nuk do të votojë për konfirmimin e gjendjeve të jashtëzakonshme që për shkak të pandemisë së shkaktuar nga KOVID-19 i nënshkroi presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, në kushte kur Parlamenti u shpërnda.

“Në kushte të Kovid-19, kur vjen sezoni i gripit, dimrit, dikush në mënyrë kaq joserioze t’i vendosë gjërat është joserioze, por çdokush e bartë përgjegjësinë e vet”, tha kryeministri Zaev duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës në SHF “Jan Amos Komenski” në Karposh, me rastin e fillimit të vitit shkollor.

Ai shtoi se edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së ka kërkuar shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, edhe siç thotë, nuk ka fare rëndësi se kush ka kërkuar, sepse kushtet kanë qenë të atilla që duhej të bëhej.

“Nuk ka rëndësi se kush e ka kërkuar, e kërkuam së bashku pushteti dhe opozita. Presidenti Pendarovski na dëgjoi, i dëgjoi argumentet, mbajtëm takime dhe ai e shpalli gjendjen e parë të jashtëzakonshme, si dhe të tjerat. E fundit ishte me kërkesë të opozitës për shkak të zgjedhjeve, nuk kishte mënyrë si ndryshe të organizohen datat adekuate ligjore për mbajtje të zgjedhjeve. Tani të deklarohet se nuk mbështetet gjendja e jashtëzakonshme, se nuk do të votohet gjendja e jashtëzakonshme, më butë e thënë, është papërgjegjësi”, tha kryeministri.

Por, shtoi se nuk do të thotë se do të ketë çfarëdo lloj krize, sepse, siç potencoi, sistemi i ka zgjidhjet në vete.

“Procedurat duhet të vazhdojnë. Kryetari i Kuvendit është o obliguar t’ua parashtrojë vendimet për gjendjet e jashtëzakonshme. Ata duhet të debatojnë rreth tyre. Nuk bëhet fjalë për krizë kushtetuese, as për ndonjë problem për anulim të çfarëdo lloj vendimesh të cilat janë miratuar, as ndërkaq procesi është revirsibil, përkatësisht nuk mund të kthehet prapa. Nuk ekziston   rrezik”, theksoi kryeministri Zaev.

Shtoi se vendimin presidenti e solli në konsultim me juristë, të cilët i shqyrtuan të gjitha variantet e mundshme ligjore dhe kushtetuese, sepse, siç theksoi, është serioze të punohet në vendime të rëndësishme, posaçërisht ato të cilat sillen për herë të parë.

Ai kërkoi solidaritet nga të gjithë faktorët shoqërorë dhe mbështetje për institucionet të cilat duhet të përballen me pandeminë dhe pasojat nga ajo.

“Vjen dimri. Kush e di nëse do të na duhet sërish gjendje e jashtëzakonshme apo jo, kush e di nëse Parlamenti do të mund të mblidhet apo jo. Ne duhet t’i mbështesim institucionet pa dallim nëse jemi opozitë apo pushtet. Nevojitet solidaritet i ndërsjelltë, të tregojmë përgjegjësi më të madhe sepse ky është problem me të cilin po përballet e tërë bota, ndërkaq më lehtë po përballen me ndonjë sfidë ata të cilët janë solidarë, kanë mirëkuptim dhe i zgjidhin gjërat me dialog”, potencoi Zaev. ab/

Ngjarja paraprake

Filipçe: Çdo vendim të cilin e kemi marrë është me qëllim që të sigurohet proces arsimor të mirë, por edhe të sigurt

Ngjarja e ardhëshme

Në Komunën e Gostivarit të gjitha shkollat filluan me punë, në klasë të parë 660 nxënës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian