eshte grabitur automobili i nje shtetasi bullgar ne shkup dyshohen dy bashkepunetore 678cd63107393

Është grabitur automobili i një shtetasi bullgar në Shkup, dyshohen dy bashkëpunëtorë

January 19, 2025
1 minut lexim

Shkup, 19 janar – Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër dy personave të moshës 22 dhe 30 vjeçare, të cilët dyshohet se kanë kryer bashkërisht – Vjedhje të rëndë, vepër e dënueshme nga neni 236 paragrafi 1 pika 1 lidhur me nenin 22 të Kodit Penal.

Siç kumtoi sot Prokuroria, më 10 janar, në një parking në bulevardin “Ilindenska”, dy personat me një send të fortë kanë thyer xhamin e pasëm të një automobili të parkuar me targa bullgare. Ndërkohë që njëri ka hyrë në automobil nga vrima, tjetri është kujdesur të mos hasë njeri.

“Nga automobili në pronësi të një kompanie bullgare, i drejtuar nga një shtetas bullgar, dy të dyshuarit kanë vjedhur një çantë me laptop, 12.000 euro dhe sende të tjera, pas së cilës janë larguar me automobilin e tyre”, theksohet në kumtesën.

Prokurori publik kompetent parashtroi propozim në Gjykatën Themelore Penale në Shkup me të cilin kërkon që të dy të dyshuarit gjatë procedurës të sigurohen me masën e kujdesit – ndalim për t’u larguar nga vendbanimi/vendqëndrimi, sekuestrim i përkohshëm i dokumenteve të udhëtimit dhe detyrim të paraqiten te një person zyrtar i caktuar në Gjykatë.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

nxenesit neser kthehen ne mesim per gjysmevjetorin e dyte te vitit shkollor 2024 2025 678cd5b5a3a65
Story i mëparshëm

Nxënësit nesër kthehen në mësim për gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2024-2025

kuvendi i rikthehet punes seanca plenare mbahet te henen 678cdb1a0e5c2
Story i radhës

Kuvendi i rikthehet punës, seanca plenare mbahet të hënën

Të fundit nga

ShkoLartë