“Është e komplikuar”

Fifi ishte e pranishme të shtunën e shkuar në “Shiko kush luan” dhe gjatë sfidës “ndaje ose haje”, këngëtarja zbuloi një detaj shumë të veçantë nga jeta e saj personale. Fifi u pyet se çfarë kuptimi ka fjala “stracciatella” që ajo e ka bërë tatuazh në trup dhe këngëtarja tregoi se këtë fjalë ja dedikon të dashurit të saj, që i thërret me përkëdheli në këtë mënyrë.

“‘Stracciatella’ e thirri atë djalin që unë e kam qejf. Qaq shumë që e du, kam dasht me e ba tattoo”, u shpreh Fifi.

Ndërkohë në “after party”-un e Luana Vjollcës, këngëtarja ka zbuluar disa detaje të tjera nga lidhja e saj e shumëpërfolur. Kur u pyet nëse është single apo në lidhje, ajo u shpreh se është në një marrëdhenie të komplikuar. Më tej Fifi tha se ajo e do më shumë partnerin e saj dhe ndoshta kjo duhet të jetë dhe arsyeja pse e cilëson lidhjen të komplikuar. Kur u vendos mes zgjedhjes së një doktori apo një bad boy (djal i keq), këngëtarja zgjodhi këtë të fundit, por ne nuk e dimë nëse i dashuri i saj i zemrës është i tillë.

Ndërkohë para disa ditësh “iconstyle.al” vuri re se Fifi kishte hequr nga lista e personave që ndjek në Instagram të gjithë miqtë që ka pasur, përveç njërit dhe ai është i dashuri i saj, Xhuljo Tabaku. Në këtë mënyrë, ajo e çoi në një nivel tjetër marrëdhënien e tyre, duke e zyrtarizuar atë dashur-padashur.

Ngjarja paraprake

Shënohet rekord i ri i rasteve pozitive me COVID-19, flet drejtoresha e Klinikës Infektive

Ngjarja e ardhëshme

Lojë e mirë e Fushë Kosovës, fitorja Prishtinës!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian