Është akuzuar gjithmonë se u bë shkak që Justin të ndahet nga Selena, flet Hailey

Nuk ishin 10,000 orë, por ekziston një diferencë e madhe kohore nga ndarja e Justin Bieber me Selena Gomez dhe lidhjes së tij me Hailey Bieber.

Siç mund ta kujtojnë Beliebers-at, në vitin 2018 jeta personale e Justin ishte një lëmsh i madh pasi ai kaloi pjesën e parë të vitit i lidhur me Selenën dhe e përfundoi vitin i fejuar me Hailey.

Së fundmi, Hailey ka zbardhur kronologjinë e lidhjes së tyre gjatë një interviste në ‘Pretty Big Deal’. Në episodin e ri, të publikuar të martën, 17 nëntor, fashionistja tha:

“Njerëzit nuk e dinë se ne kemi folur për një periudhë kohore, para se të lidheshim së bashku. Ndryshe nga si e dini ju, Justin ka qenë beqar për një kohë dhe unë po ashtu, dhe ishim të dy duke u përpjekur të zbulonim gjëra të reja”.

Nëse jeni paksa të paqartë për cilën periudhë bëhet fjalë, na lejoni t’ju ndihmojmë. Pasi Justin u bashkua me Selenën në fund të vitit 2017, yjet e popit qëndruan në krahët e njëri-tjetrit deri në mes të 2018.

Ata kaluan shumë mosmarrëveshje të vogla dhe një sherr i çoi drejt ndarjes përfundimtare. Sidoqoftë, ata kanë qenë në kontakt gjatë gjithë kohës dhe ndjenjat e tyre për njëri-tjetrin nuk kanë ndryshuar sipas asaj që raportonin mediat e huaja asokohe.

Megjithatë, Selena vijoi jetën e saj dhe hoqi dorë përfundimisht nga Justin.

Po atë muaj, Hailey Baldwin u shfaq në tapetin e kuq me Shawn Mendes në Met Gala, duke ndezur zëra për një romancë të mundshme midis saj dhe këngëtarit të “Señorita”.

Sidoqoftë, spekulimet nuk zgjatën shumë. Pas disa ditësh, Shawn sqaroi se ata ishin “miq me të vërtetë të mirë” në një intervistë.

Një muaj më vonë, Hailey dhe Justin u fotografuan në një udhëtim së bashku.

E kur fansat po përpiqeshin të kuptonin se me cilën po dilte Justin, ai i propozoi Hailey në Bahamas në korrik.

Pjesën tjetër e dimë të gjithë – çifti kohët e fundit festoi përvjetorin e dytë të martesës.

Sa i përket Selenës, ajo mendohet se e dha versionin e saj në këngën “Lose You to Love Me”, ku ndër rreshta thuhet “Në dy muaj më zëvendësove sikur të ishte fare e lehtë”.

Ndonëse Justin dhe Hailey ishin njohur me njëri-tjetrin që kur ishin adoleshentë, modelja pranoi se kalimi i tyre nga “biseda” te “martesa” ishte i shpejtë.

“Gjithçka ndodhi me të vërtetë shpejt, mendoj se të gjithë e dinë këtë,” i tha ajo dje. “Të gjithë më pyesnin ‘Hej, u martove me të vërtetë?”

Kujtojmë se Hailey është kritikuar shumë nga fansat, të cilët e kanë akuzuar se ka ndërhyrë mes Justin dhe Selena.

Më në fund ajo i vendosi pikat mbi “i”.

Ngjarja paraprake

Trump ngrit procedurë për rinumërim të votave në Wisconsin

Ngjarja e ardhëshme

Ylli i Manchester United shënon golin e vitit ndaj Finlandës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian