Është 62 vjeç, por Madonna vazhdon të tërheqë vëmendje me elegancën e saj

Ndonëse është 62 vjeç, Madonna ka një fizik të mrekullueshëm që nuk nguron ta tregojë në rrjete sociale.

Së fundmi, këngëtarja u shfaq e veshur me markën “Gucci” gjatë shfaqjes së parë të dokumentarit të saj “Madame X”, shkruan “Daily Mail”.

Ajo mbante veshur një xhaketë dhe një palë pantallona të shkurtra me bel të lartë, si dhe një palë çizme të zeza që i kishte kombinuar me bluzën po ashtu të zezë.

Image

Këngëtarja e kishte kompletuar look-un e saj shumëngjyrësh me aksesorë në ngjyrë gold.

Në lidhje me dokumentarin e saj, Madonna tha: “Faleminderit të gjithë atyre që punuan kaq shumë në shtatë muajt e fundit (dhe ende nuk kemi mbaruar), por unë shoh dritë në fund të tunelit”.

Image

Këngëtarja kishte bërë make up profesional, dhe hija elegante tek sytë është ajo që vihej re më shumë.

Image
Ngjarja paraprake

PSG i vendos ultimatum Neymarit për të nënshkruar rinovimin

Ngjarja e ardhëshme

Franca këshillon qytetarët dhe kompanitë e saj të largohen nga Pakistani

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian