ESHS: Për 1,4 për qind më i ulët çmimi mesatar i energjisë elektrike në gjysmën e parë të vitit 2020

Shkup, 30 shtator 2020 (MIA) – Çmimi mesatar me pakicë i energjisë elektrike për amvisëritë në gjysmën e parë të këtij viti është 4.789 denarë për kilovat orë, që është një rënie prej 1.4 përqindëve në krahasim me gjysmën e dytë të vitit 2019.

Sipas të dhënave të Entit Shtetërore të Statistikave (ESHS), çmimi mesatar i energjisë elektrike pa tatimin e vlerës së shtuar për konsumatorët përfundimtarë, përveç amvisërive, varion nga 3,291 deri në 6,889 denarë për kilovat orë sipas grupeve të konsumatorëve.

Çmimi mesatar i gazit natyror pa tatimin e vlerës së shtuar për konsumatorët përfundimtarë, përveç amvisërive, varion nga 18,535 deri në 27,118 denarë për metër kub normal sipas grupeve të konsumatorëve. Çmimi mesatar me pakicë i gazit natyror për amvisëritë është 35,683 denarë për metër kub normal. mb/

Ngjarja paraprake

Formacionet zyrtare: Huesca – Atletico Madrid

Ngjarja e ardhëshme

President a mund të bësh diçka për gëzimin dhe lumturinë e nxënësve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian