ESHS: Konkursi për regjistrues rajonalë dhe instruktorë, vazhdohet deri më 12 gusht

Për shkak të pushimeve verore, konkursi për punësimin e regjistruesve dhe instruktorëve rajonalë në Regjistrimin e ardhshëm të popullsisë, familjeve dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, është zgjatur deri më 12 gusht.

Enti Shtetëror për Statistika, nëpërmjet një kumtese për media thekson se për të siguruar numër të mjaftueshëm kandidatësh për regjistrues dhe instruktorë nga të cilët do të jetë në gjendje të zgjedhë më të mirët që do të kryejnë regjistrimin në terren, ka zgjatur konkursin e aplikimit publik dhe fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë në mënyrë elektronike, në lidhjet e mëposhtme: www.stat.gov.mk dhe https://popis2021.stat.gov.mk.

Kandidatët e interesuar që do të paraqesin aplikim elektronik, duhet të dorëzojnë dokumentet e nevojshme vetëm në formë letre me postë në Entit Shtetëror të Statistikave, në rrugën “Dame Gruev” nr.4 në Shkup, kutia 506, jo më vonë se 16.08.2021 ose në ditën e testimit të planifikuar në ambientet ku do të kryhet testimi.

Nga ESHS thonë se kushtet e tjera të përcaktuara nga konkursi i shpallur më parë mbeten në fuqi.

Ndryshe, për në shtator është planifikuar që të rifillojë regjistrimi i popullsisë.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Zjarret në Greqi po vazhdojnë të shkatërrojnë gjithçka, dëmtohen mbi 150 shtëpi

Ngjarja e ardhëshme

Rënie e ndjeshme temperaturash, çfarë parashikojnë sinoptikanët për të premten

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian