ESHS: Boshatisen 205 vendbanime, në 218 jetojnë më pak se 10 banorë

Në Maqedoninë e Veriut gjithsejt janë 1.781 vendbanime, kurse 205 janë zbrazur – tregojnë të dhënat e fundit të publikuara nga Regjistrimi I Vitit 2021 nga Enti Shtetëror për Statistika.

Marketing

Vendbanimi me numrin më të madh të banorëve është Shkupi – 526.502. Në Komunën Aerodrom ka më së shumti banorë – 75.108, kurse pasojnë Kumanova me 75.501 banorë, Manastiri me 69.287, Prilepi me 63.308, Tetova me 63.176 e kështu me radhë.

Nga ana tjetër, 684 vendbanime janë me më pak se 100 banortë, derisa 218 vendbanime me më pak se 10 banorë.

Komuna e Aerodromit avancon edhe sipas numrit të amvisërive dhe banesave.

“Më së shumti amvisëri ka në Aerodrom – 27.026, pasojnë Manastiri me 24.974, Kumanova me 23.451, Prilepi me 22.763, Tetova me 17.948, kurse në 381 vendbanime ka 10 dhe më pak amvisëri. Më së shumti banesa ka në Aerodrom – 34.415, kurse në 116 vendbanime ka më pak se 10 banesa” – thonë nga ESHS.

Popullsi më të madhe me moshë nga 0 deri 14 vjec, sipas ESHS-së, shënohet në Çair dhe Aerodrom, si dhe në Tetovë dhe Kumanovë.

Popullsi më të moshuar nga 85 vjec e më lartë shënohen në Karposh dhe Qendër të Shkupit, më pas në Manastir, Prilep, Veles dhe Ohër.

Story i mëparshëm

Nga thyerja e pjatave te mbushja e xhepave me monedha, teologu shqiptar tregon çfarë fshihet pas riteve të fundvitit

Story i radhës

Nëse Serbia bashkohet me Rusinë…

Të fundit nga