Escobar: Njohja e ndërsjellë – qëllimi përfundimtar i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Zëvendës-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit Gabriel Escobar, ka deklaruar se “ShBA në tërësi mbështet dialogun mes Kosovës edhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së dhe konsiderojnë se njohja e ndërsjellë duhet të jetë qëllimi përfundimtar i këtij procesi”, shkruan “Nova”, transmeton “Bota sot”.

“Konsiderojmë se të gjitha vendet e rajonit, duhet të njohin njëra-tjetrën, të ulin barrierat tregtare dhe të ndihmojnë në zgjidhjen e çështjeve të hapura që janë nga vitet 90-ta dhe të avancojnë në procesin e integrimit evropian”, tha Escobar për portalin “Pavloviç tudej”.

Escobar zbuloi se plani franko-gjerman tash edhe evropian ka një nen ku kërkohet përmbushja e të gjitha marrëveshjeve të mëparshme.

“Si do që të përparohet në dialog, do të ketë asociacion, andaj them se në një moment ai do përmbushet, a e bënë qeveria e tashme apo jo, kjo nuk është marrëveshje mes Kurtit edhe Serbisë, por mes Kosovës dhe Serbisë, prandaj them se do të ndodhë”, tha ai.

Kjo do të jetë baza e normalizimit dhe nuk ka anashkalim të obligimeve, u shpreh Escobar.

Në pyetjen nëse kryeministri Kurti dhe presidenti i Serbisë Vuçiq, do pranojnë të nënshkruajnë propozim planin evropian, Escobar tha se shpreson se të palët do shohin mundësi në marrëveshje.

“Qëllimi është të kemi raporte të qeta, të qëndrueshme dhe parashikueshme mes dy vendeve.”

Bindjen se plani do pranohet, Escobar e sheh edhe në “urgjencën” që evropianët dhe amerikanët iu kumtojnë si nevojë palëve e domosdoshme.

“Të jemi të qartë, duam që për dy palët kjo të jetë fitore, që dy palët të jenë të afta të nxjerrin dobi nga zgjidhja paqësore dhe të ju hapen dyert për integrim evropian”, tha Escobar.

Story i mëparshëm

Vuçiç i zhgënjyer: Jam i gatshëm të garoj për Kryeministër

Story i radhës

Mbi 5 mijë të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Të fundit nga