Erzeni sfidon Partizanin

Një ndeshje për kreun, por me stadiumin e boshatisur.

Për shkak të dënimit të fushës së klubit shijakas, Erzeni-Partizani do të luhet pa tifozë të dielën në orën 15:45 në “Niko Dovana” të Durrësit.

Trajneri Xhevahir Kapllani nuk do të ketë të gatshëm dy titullarë, pikërisht qendërmbrojtësin që mban edhe shiritin e kapitenit, Gëzim Krasniqi, si dhe sulmuesin e krahut, Ilirid Ademi.

Të dy janë dëmtuar dhe kanë prishur planet e trajnerit për formacionin. Megjithatë, në kampin shijakas ka besim për një rezultat pozitiv, pavarësisht problematikës që paraqet ky takim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kovaçevski: Nuk do të jetë e lehtë të vendoset për ndryshimet kushtetuese, pres që deputetët të tregojnë zotësi

Story i radhës

Zelenskyy: 1,5 milion njerëz në Odesa pa energji elektrike pas goditjeve me dron

Të fundit nga