Eroll Krasniqi – futbollist i shquar në Gjeneratën e Republikës

Vitet më të rënda, vitet e 90-ta, vitet kur pushtuesi serb ka bërë terror të paparë ndaj popullatës shqiptare të Republikës së Kosovës.

Sportistët shqiptarë u mobilizuan në secilën degë sportive dhe formuan Kampionatin e pavarur të Republikës së Kosovës, duke i thënë një herë e përgjithmonë jo garave me klubet ish jugosllave dhe ato të Serbisë. 

Eroll Krasniqi i takon Gjeneratës së Republikës. 

Ai ka qenë ndër mesfushorët më të shquar në vitet e 90-ta, që me sukses të madh ka mbrojtur ngjyrat e klubit Besa nga Peja.
Krasniqi me mijëra sportistë shqiptarë nuk u ndalen asnjëherë, por i rezistuan fuqishëm agresorit serb. 

Krasniqi dhe mijëra sportistë shqiptarë, reaguan me vendosmëri, guxim dhe me krenari zhvilluan garat e Republikës së Kosovës në fusha të improvizuara, duke mos u tremb asnjëherë nga regjimi kriminal serb. 

Krasniqi sot ndihet i nderuar dhe krenar që ka dhënë tërë arsenalin e tij për të mbajtur gjallë futbollin dhe sportin në përgjithësi.

Ngjarja paraprake

Komunat që shënuan raste të reja me COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

​Sancho afër United? Sulmuesi mungon ndaj Freiburgut

të fundit nga