Erl Murati: ‘Humbësit’ në listën e PD dhe LSI janë më të motivuar se sa ‘humbësit’ e PS

Kryeredaktori i “Gazeta Shqiptare”, Erl Murati thotë se pavarësisht se ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutë nga mazhoranca qeverisëse janë “qepur” për interesat e saj elektorale, ai vlerëson se lista e hapur i jep përparësi opozitës.

Sipas z. Murati kandidatët e opozitës do të jenë më të motivuar për të bërë fushatë pavarësisht se do të jenë të renditur në pjesën fundore të listës për deputetë. Ndaj në këtë pikë ai, thotë se kjo gjë në fund do të motivojë më shumë votues që të mbështesin PD dhe LSI.

“Sa do e cunguar, listat e hapura janë një motiv shtesë për pjesëmarrje të lartë në zgjedhje. Personalisht njoh kandidatë të opozitës që e kanë të sigurt që sot që do të jenë në pjesën humbëse të listës, pra do të jenë në fund të listës, megjithatë ata janë në terren dhe fushatë nga mëngjesi deri në darkë.

Është tjetër gjë të bësh fushatë për partinë dhe  tjetër gjë të bësh fushatë dhe për partinë dhe për vetën tënde. Nga kjo pikëpamje, humbësit në listën e PD dhe LSI janë më të motivuar se sa humbësit në listën e PS. Kjo, sa do faktor i vogël mendoj se do të ndikojë në rritjen e pjesëmarrjes në zgjedhje”, përfundoi kryeredaktori i gsh.al.

Ngjarja paraprake

5 mënyra për t’i kryer shpejt punët pa i zvarritur

Ngjarja e ardhëshme

Dëmtim i rëndë për Ozil, largohet nga fusha me barrelë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian