Erion Veliaj në Fiks Fare/ Urimet me ‘spec’ për Bashën, Metën e Kryemadhin

Natën e Viti të Ri Fiks Fare e  hapi ndryshe siparin nga herët e tjera. Bashkë me Devin dhe Dorin i ftuar në studio ishte edhe kryetari i Bashkisë Tiranë , Erion Veliaj.

I çlirët dhe sportiv, kryebashkiaku shkëmbeu batuta por dha edhe disa mesazhe. Këto të fundit  në formë ‘kartoline urimi’  për politikanët e vendit. Nuk munguan as rastet kur Veliaj u ndje në siklet.

Nuk ka qenë dashamirës kundrejt Lulzim Bashës duke i uruar mbrëmjen e ndërrimit të viteve ” Gjumë të ëmbël. Pafsh ëndrra me kryeministër’. Ndërkohë  për Monika Kryemadhin është pak më i rezervuar, por i drejtpërdrejt. Për kryetaren e LSI-së Veliaj ka një mesazh politik, që lidhet me zgjedhjet që po afrojnë. ” Monikën e kam shoqe por do i thoja; suksese herës tjetër, në 2025″.

Urimi për presidentin  Meta  ” Gjynahet që Selltiku dhe Skocia kanë mbretëreshë se mund të kishin përdorur një president”.

Në fund  kryebashkiaku nuk ngurojë t’i jepte edhe një mesazh kryeministrit të vendit. “Ramës do t’i thoja e treta e vërteta” duke i uruar fitoren në zgjedhjet e ardhshme .

Veliaj nuk mund të largohej nga emisioni pa një dhuratë, dhe gjetja e Fiks Fare ishte një lopatë për gjithë pemët që janë mbjellë në Tiranë nga bashkia.

Ngjarja paraprake

Mjeku i “tërbuar” akuzon njerëzit: Po lyeni duart me gjak, është e tmerrshme…

Ngjarja e ardhëshme

Koncerti i fundvitit në Tiranë rikthen në ekran Fatma Methasanin, ja artistët që do performojnë!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian