Erion Sadiku transferohet tek Genoa

Futbollisti nga Kosova, Erion Sadiku është transferuar në Itali, përkatësisht tek ekipi Genoa.

Sipas gazetarit italian, Raimondo De Magistris, nga “Tuttomercatoweb.com”, Sadiku ka kompletuar transferimin tek skuadra italiane, Genoa.

19 vjeçari ishte pjesë e klubit suedez, Varbergs BolS, që nga viti 2017 ku ka regjistruar 30 paraqitje dhe ka shënuar dy gola.

Sipas artikullit, Genoa ka qenë që një kohë e interesuar për kosovarin, ku ai konsiderohet si një talent dhe do ti ndihmojë ekipit të tij të ri në të ardhmen.

Sadiku luan pozitën e mesfushorit qëndror, në vitin 2020 ai morri thirrje nga Kombëtarja e Kosovës U-21 për ndeshjen kundër Kombëtares së Anglisë. Ai do të paraqitet fillimisht për Genoa Primavera.

Ngjarja paraprake

Ziberi: Posti Avokat i Popullit nuk është dhuratë ose kompensim

Ngjarja e ardhëshme

Rruga e aksidenteve/ Janari, një muaj i zi edhe për Lezhën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian