Erion Dasho: Shqiptarët kanë shpenzuar 15 milionë euro për t’u kuruar në Turqi, 400 mijë euro çdo ditë

Mjeku Erion Dasho ka dhënë shifra tronditëse në lidhje me shpenzimet që shqiptarët kanë harxhuar dhe po shpenzojnë për t’u kuruar jashtë vendit, si pasojë e mungesave që ka shëndetësia shqiptare sot.

Dasho tha se në ditë shqiptarët shpenzojnë 400 mijë euro për tu kuruar nga Covid, ndërsa deri më tani kanë shpenzuar 15 milion euro.

Dasho: 400 mijë euro në ditë ikin drejt Turqisë për tu kuruar nga shqiptarët.

Është bërë rruga Shqipëri-Turqi me charter si rruga Tiranë-Durrës

Deri më tani shqiptarët kanë shpenzuar për t’u kuruar në Turqi, 15 milion euro.

Dhe mua më dhimbsen shqiptarët.

Ndërkohë që më herët ish-deputetja demokrate, Oriola Pampuri tha se pandemia ka dalë jashtë kontrollit për shkak të keqmenaxhimit të situatës nga qeveria.

Menaxhimi i pandemisë ka dalë jashtë kontrolli. Kjo është një e verëtë që duhet të thuhet nga të gjithë mjekët që punojnë në spitale.

Pampuri: Nuk kemi një numër të qartë sa persona po ndiqen në këto momente në kushte ambulatore.

Nuk ka një analizë statistikore për përditësimet e Covid.

Kemi një kurbë shumë të çuditshme infektimi për shkak të numrave të ulët të testimeve.  

Pampuri-Kojës: Mjekët me thonë që vetëm analizat e thjeshta kushtojmë 8 mijë lekë.

Koja: Sot në Shqipëri bëhën 2200 testime në ditë. Në Maqedoni shifrat janë të llahtarshme.

Ngjarja paraprake

​Joe Biden: Plani ynë është të krijojmë miliona vende pune të paguara mirë

Ngjarja e ardhëshme

Rrahje në Pejë, një person përfundon në spital, policia arreston dy të dyshuar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian