Eriksen: Nuk doja të largohesha, kam luftuar dhe tani po jetoj momente të mira

Mesfushori i Interit, Christian Eriksen, është shrpehur i lumtur me jetën në Milano.

Eriksen i cili erdhi në janar tek Interi, u spekulua se do largohej shkaku i paraqitjeve të pakta që kishte nën trajnerin, Antonio Conte.

Danezi dukej i palumtur në Giuseppe Meazza dhe sipas mediave italiane, largimi i tij ishte qështje kohe.

Por, viti 2021 ka nisur mirë për Eriksen, pasi ai është rikthyer në formë dhe në formacionin bazë të Contes.

Tani ai deklaroi se është i lumtur, dhe se nuk dëshironte të largohej.

“Përse doja të largohesha, doja vërtet të luftoj për vendim tim në skuadër dhe e kam bërë”, tha ai.

“Isha i sigurt që nëse do vijë mundësia ime, sigurisht që do ta shfrytëzoja”, shtoi ai.

“Ishte mentalisht e vështirë, kam ardhë në Inter për të luajtur futboll dhe kur nuk ke mundësi ta bësh, sigurisht që ndihesh i frustruar”, tha Eriksen.

“Milano është një qytet i mirë dhe familja ime e pëlqen. Të jesh lojtar i Interit është mirë, por të luash është edhe më mirë”, shtoi ai.

“Jam duke jetuar një moment të mrekullueshëm, bëra mirë që u izolova dhe u koncentrova”, tha Eriksen.

“Jam stërvitur mirë, në të gjitha rastet jam stërvitur dhe jam gati. Ndihem më mirë dhe jam adaptuar me futbollin këtu, tani shohim se çfarë sjell e ardhmja”, përfundoi Christian Eriksen.

Ngjarja paraprake

Jupa: Qershia mbi tortë ka qenë fitorja në Rumani! Berisha: Kemi besuar

Ngjarja e ardhëshme

Hamas: Abbas refuzoi kërkesën e Izraelit për të shtyrë zgjedhjet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian