Eriksen: Kam blerë shtëpi dhe dua ta përfundoj karrierën në këtë vend

Një performancë sigurisht nën pritshmëritë e Christian Eriksen, ende dukshëm jashtë ingranazheve të Interit të Antonio Conte.

Mesfushori-sulmues danez iu përgjigj pyetjeve të tifozëve, bashkatdhetarë të tij, duke u përqendruar në momentin e vështirë zikaltër.

“Kjo gjë duhet t’i kërkohet trajnerit Antonio Conte. Thirreni trajnerin dhe bisedoni me të, sepse vendimet janë të tijat”.

Ka pasur gjithashtu shumë kritika ndaj mesfushorit danez, i cili megjithatë përpiqet të shohë përpara, pa shumë mendime: “Në futboll ka gjithmonë periudha ngritjesh dhe uljesh. Vetëm për disa ka gjithmonë ngritje. Si t’i trajtoj kritikat? Bëj më mirë të mos mendoj për këtë, sepse të gjithë kanë një mendim. Sidomos tani që jam transferuar në Itali, ku të gjithë kanë një mendim. Kjo ka të bëjë me besimin tek ata që janë përreth jush, nuk ke pse dëgjon pjesën tjetër”.

Më në fund, një reflektim mbi të ardhmen e tij, sidomos për kthimin e mundshëm në shtëpi: “Nuk jam duke e përjashtuar një kthim tek Odense, tani kemi blerë edhe një shtëpi atje, kështu që mendoj se baza jonë më e vonshme do të jetë në Odense. Pastaj, edhe mund ta përfundoj atje karrierën, nëse më duan”.

Ngjarja paraprake

Tërmet 6.6 ballë në Turqi

Ngjarja e ardhëshme

“Ju jeni fashistë”/ Nuk vendosi maskën, politikani nxirret jashtë parlamentit hopa, mes sharjesh

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian