Erdoğan: Viti 2021 do të jetë viti i reformave për Turqinë

Turqia synon ta bëjë vitin 2021 një vit të rimëkëmbjes dhe reformave në fusha të ndryshme, tha presidenti Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur përmes videolidhjes gjatë ceremonisë së inaugurimit të një ure në lindjen e vendit, Erdoğan tha se Partia qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) ka identifikuar fusha të ndryshme ku ishin të nevojshme reformat.

“Në një kohë kur rendi politik dhe ekonomik global është tronditur në rrënjët e tij, ne duhet të punojmë më shumë për ta çuar vendin tonë në pikën ku ai meriton të jetë”, theksoi presidenti turk.

“Ne duam ta bëjmë vitin 2021 në vit kur do të hidhemi përpara. Kjo është ajo për të cilën tani jemi duke u përgatitur”, shtoi ai.

Ai nënvizoi suksesin e reagimit të Turqisë ndaj pandemisë së koronavirusit dhe përpjekjet e saj për të zbutur efektet ekonomike të krizës globale.

“Ne mobilizuam të gjitha burimet shtetërore për të mbrojtur shëndetin e kombit, si dhe vendet e punës dhe të ardhmen e qytetarëve tanë”, tha presidenti Erdoğan.

Duke folur në lidhje me përpjekjet e vaksinimit kundër COVID-19, ai tha se vaksinat e Turqisë të prodhuara në vend do të jenë gati për shpërndarje në prill.

“Unë besoj se fillimi i vaksinimit do të shënojë një hap të rëndësishëm përpara në luftën tonë kundër koronavirusit”, shtoi ai.

Ura Kömürhan

Ura Kömürhan që sot u inaugurua nga presidenti Erdoğan lidh provincat lindore Malatya dhe Elaziğ.

Ura, e cila mbulon një distancë prej 660 metrash, është projekti i katërt më i madh në kategorinë e saj.

Projektuar dhe ndërtuar nga ndërmarrje dhe inxhinierë turq, projekti ka përfunduar me një kosto prej rreth 720 milionë lirash turke.



.. .

Ngjarja paraprake

Dy të shëruar, një i vdekur dhe një rast i ri me Covid-19 në Malishevë

Ngjarja e ardhëshme

Gerrard trajneri i ‘ëndrrave’ – E mposhtë Celticin në derbin skocez dhe vazhdon rrugën për titull

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian