Erdoğan uron Azerbajxhanin për çlirimin e qytetit të rëndësishëm Shusha

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se çlirimi i qytetit Shusha nga pushtimi armen nga ana e ushtrisë së Azerbajxhanit është shenjë se çlirimi i pjesës tjetër të territorit të pushtuar është afër, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një kongres provincial të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Erdoğan uroi pupullin e Azerbajxhanit për çlirimin e qytetit Shusha pas 28 vjetësh pushtim.

“Gëzimi i vëllezërve tanë azerbajxhanas është dhe gëzimi ynë”, tha presidenti turk.

“Çlirimi i Shushas është tregues se çlirimi i pjesës tjetër të territorit të pushtuar është afër”, shtoi Erdoğan.

Ndryshe, në një fjalim drejtuar kombit, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, dha lajmin se Shusha, që ka qenë nën okupim për 28 vjet, është çliruar nga ushtria azerbajxhanase.

Aliyev theksoi se çlirimi i qytetit Shusha do të shënohet si një ditë e rëndësishme në historinë e Azerbajxhanit.

“Shusha ka një vend të veçantë në historinë e Azerbajxhanit. Shusha është margaritar jo vetëm i Azerbajxhanit, por i gjithë Kaukazit. Pas 28 vjetësh, zëri i ezanit do të dëgjohet sërish në Shusha”, tha Aliyev.

Shusha u pushtua nga Armenia më 8 maj 1992.

I themeluar në vitin 1752, Shusha është një qytet i rëndësishëm jo vetëm për banorët e qytetit, por edhe për të gjithë azerbajxhanasit për shkak të monumenteve të shumta historike dhe lindjes së shumë shkencëtarëve dhe njerëzve të shquar të kulturës.

Përveç se është një qytet që është një nga simbolet e historisë dhe kulturës azerbajxhanase, Shusha është strategjikisht i rëndësishëm pasi ndodhet në rrugën për në Khankendi, qytetin më të madh të Malësisë së Karabakut, si dhe për shkak të pozicionit të tij dominues gjeografik në rajon.

Në operacionin që filloi në Malësinë e Karabakut më 27 shtator, ushtria azerbajxhanase ka çliruar 4 qendra qytetesh, 3 qyteza dhe rreth 220 fshatra dhe disa lartësira të rëndësishme nga pushtimi i Armenisë.



.. .

Ngjarja paraprake

Gafa e Bidenit në fjalimin e parë si president i Amerikës

Ngjarja e ardhëshme

Një person që nuk i sheh gabimet e tij nuk do të ndryshojë kurrë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian