Erdoğan: Thellohet bashkëpunimi mes Turqisë dhe Ukrainës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan përshëndeti sot marrëdhëniet me Ukrainën dhe tha që të dy vendet zgjeruan lidhjet e tyre në shumë fusha duke përfshirë industrinë e mbrojtjes, shëndetësinë dhe turizmin përmes një qasjeje me përfitime të dyanshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media në kryeqytetin Ankara pas takimit me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky, Erdoğan tha se Turqia e sheh Ukrainën si një figurë kryesore që kërkohej për vendosjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

Presidenti Erdoğan gjithashtu tha se të dyja palët janë të angazhuara për të bërë marrëveshje të tregtisë së lirë dhe për të rritur vëllimin e tregtisë dypalëshe në 10 miliardë dollarë përmes investimeve dhe marrëdhënieve në rritje socio-ekonomike.

Duke theksuar se më shumë se 500 mijë turistë ukrainas vizituan Turqinë këtë verë megjithë pandeminë COVID-19, Erdoğan tha se këto të dhëna pasqyrojnë besimin e ukrainasve në fushatën e “turizmit të sigurt” të autoriteteve turke.

Presidenti turk gjithashtu komentoi rreth frontin politik, duke thënë se Ankaraja ka mbështetur gjithmonë integritetin territorial dhe politik të Ukrainës, duke shtuar se Turqia nuk e njohu kurrë aneksimin e paligjshëm të Krimesë.



.. .

Ngjarja paraprake

Kovid 19 RMV/ 6 të vdekur, 438 raste të reja.Shërohen 191 pacientë

Ngjarja e ardhëshme

Pioli: Nëse mposhtim Interin, Milan do të jetë edhe më i mirë

të fundit nga