Erdoğan: Të gjitha mjetet u mobilizuan për të ndihmuar njerëzit e goditur nga tërmeti

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se vendi ka mobilizuar të gjitha mjetet në dispozicion për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti i fuqishëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan tha se qeveria, së bashku me ministrat dhe të gjitha institucionet, po bën të gjitha përpjekjet për të shpëtuar njerëz të cilët kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shembura, si dhe për të ndihmuar të gjithë të prekurit nga tërmeti.

“Ne kemi mobilizuar të gjitha mjetet në dispozicion në mënyrë që përpjekjet e shpëtimit të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.

Të paktën 17 persona humbën jetën dhe mbi 700 të tjerë u plagosën si pasojë e tërmetit 6,6 ballë që ka goditur qytetin Izmir.

“Në mesin e të plagosurve, 5 janë në operacion, 8 janë në njësitë e kujdesit intensiv. Tani për tani, operacionet e kërkim-shpëtimit po zhvillohen në 17 ndërtesa të dëmtuara”, tha Erdoğan.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke gjithashtu dërgoi 48 punonjës, 16 automjete dhe një kuzhinë të lëvizshme e cila ka kapacitetin për të shërbyer mbi 25 mijë persona.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) gjithashtu bëri të ditur se 960 çadra, 4.500 batanije dhe 3.672 shtretër u dërguan në rajon.

Gjithashtu u bë e ditur se ndihma emergjente prej 5 milionë lirash turke (rreth 600.000 dollarë) u dërguan në rajon nga Ministria e Familjes, Punës dhe Shërbimeve Sociale.

Më vonë, AFAD njoftoi se një tërmet tjetër 5,1 ballë goditi Detin Egje, 20 kilometra larg rrethit Kuşadası të provincës turke Aydin.



.. .

Ngjarja paraprake

Nesër vazhdon debati kuvendor për rebalancin e Buxhetit të Maqedonisë

Ngjarja e ardhëshme

E dhimbshme, vdes në moshën 32-vjeçare prezantuesja e famshme sportive!

të fundit nga